Pyetjet që bëhen më shpesh

Vendndodhja e Peugeot - Albania

Ku ndodhet Peugeot-Albania?

Peugeot-Albania vjen në Shqipëri nën ekskluzivitetin e AVEL Sh.p.k me adresë: Autostrada Tirane-Durres km.5, Domje. Për një orientim më të mirë mbi vendndodhjen e AVEL Sh.p.k, klikoni këtu...

Ju mund të na kontaktoni në numrat e mëposhtëm :

Tel. +355 (0)48 200703(4) / +355 (0) 69 208 11 37 

Rezervim Servisi : +355(0) 69 600 60 60

 

Dokumentacioni për blerje makine

Çfarë dokumentash duhet të paraqes për te blerë një makinë?

 

Për të blerë një makinë të re Peugeot, ju duhet të sillni pranë AVEL Sh.p.k dokumentat e mëposhtme :
 
  • Fotokopje e kartës së identitetit ose Pasaportës biometrike*
  • Vërtetim banimi**
  • Autorizim për nxjerrje targash i noterizuar, ku ju duhet te autorizoni kompanine AVEL Sh.p.k për të kryer të gjitha proçedurat e targimit të mjetit tuaj.

 

 
* Në rast se dëshironi që ta targoni mjetin tuaj me 2 emra, atëhere duhet të na dorëzoni fotokopjet e kartave së identitetit    ose te Pasaportave biometrike për secilin person.
 
**Në rast se dëshironi që ta targoni mjetin tuaj me 2 emra, atëhere duhet të na dorëzoni 2 vërtetime banimi origjinale për    secilin.

Financimi i makinës tuaj

Si mund të blej nje makinë me kredi?

Tani mund të keni makinën tuaj të re që keni ëndërruar. Parapagim në masën 20-30% të vlerës së saj.

Financim deri në 70% të vlerës së makinës.

Afati i financimit në Euro është 1-7 Vjet

Aprovimi dhe përgatitja e dokumentacionit : 24-48 orë

Në sistemin e kreditimit të makinave nuk ka nevojë për hipotekë. Garanci është vetë makina.

 

Intervalet e shërbimit

Kur bëhet shërbimi i parë?

Shërbimi i parë i makinës suaj bëhet mbas 2500 km. te para ose 3 muaj dhe eshte falas. Per me shume informacion klikoni ketu...

 

Motori HDi

Pse është quajtur HDi?
 

Përgjigja është e thjeshtë :

Motori HDi është fjala e fundit e teknologjisë (Presion i lartë i injektimit të naftës). Falë presionit të lartë të krijuar nga pompa dhe linjës perfekte të injeksionit në këto motora, arrihet një raport i shkëlqyer ndërmjet fuqisë së përfituar dhe konsumit "fuqi e madhe e cila nuk arrihet nga motorë të tjerë megjithëse me të njëjtën cilindratë dhe një konsum akoma më i vogël falë llogaritjes së sasisë së karburantit e cila duhet të injektohet për të patur një djegie të plotë".

 

Garancia

Çfare mbulon garancia?

Garancia e makinës tuaj është 2 vjet pa limit kilometrash. Për më shumë informacion klikoni këtu...

 

Shikoni më shumë

contact

Na kontaktoni

Bëni pyetjen tuaj këtu

Na kontaktoni