Garancia e Peugeot

Garancia

- Garancia për të gjitha automjetet Peugeot është e vlefshme 2 vjet pa limit kilometrash dhe mbulon të gjitha pjesët e automjetit, ku mosfunksionimi tyre, vjen si pasojë e defekteve të prodhuesit.   

– Garancia është e vlefshme vetëm, nëqoftëse “Blerësi” kryen të gjitha shërbimet periodike të mirëmbajtjes të automjetit në intervalet periodike të specifikuara në kontratë, në servisin e Avel Sh.p.k., apo jashtë vendit, në serviset e autorizuara nga Automobiles Peugeot, duke patur tek libri i garancisë të shënuar dhe të vulosur nga këto servise, shërbimet e kryera. 

- “Shitësi”i ofron “Blerësit” mundësinë e zgjatjes të periudhes së garancisë deri në 5 vjet, kundrejt një

kontrate për zgjatjen e garancisë, e cila duhet të firmoset brenda 18 muajve të parë të periudhës së garancisë kontraktuale.