
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar Avel Sh.p.k. u themelua në Tiranë më datën 04.11.2002.
Shoqëria Avel Sh.p.k. ka marrë ekskluzivitetin nga firma Automobiles Peugeot – Paris, Francë për shitjen e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit Peugeot, që prej datës 01.01.2003, për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Konceptimi i ndërtesës së Shoqërisë Avel Sh.p.k., Servisit, Sallonit të Automjeteve, Aparaturave dhe Kualifikimi i Personelit, është bërë sipas Standartave të firmës Automobiles Peugeot Francë.
Në Servisin e Shoqërisë Avel Sh.p.k. – Tiranë, kryhen shërbimet e mëposhtme :
- Diagnostikim i defektit me aparaturë kompjuterike
- Diagnostikim në banko-provë për sistemet e frenimit, drejtimit dhe amortizimit
- Punime motorrike të pjesëshme dhe kapitale
- Punime xhenerike të pjesëshme dhe kapitale
- Punime llamarine të pjesëshme dhe kapitale
- Lyerje me boje
- Punime elektroauto
- Montim vetëm i pjesëve origjinale
- Lidhje direkte me internet për riparim defektesh me platformën e servisit Peugeot në Francë
- Konvergjencë
- Montim, çmontim dhe ballancim gomash
- Shërbim i plotë për sistemin e ajrit të kondicionuar
- Garanci për të gjitha shërbimet e kryera.
Jemi i vetmi servis i besueshëm për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve Peugeot, gjë që tregohet nga numri i madh i shërbimeve që kryejmë në ditë, jo vetëm për automjetet Peugeot të shitura nga Shoqëria jonë, por edhe nga ato që klientë të ndryshëm i kanë blerë jashtë shtetit.
Më datën 03.01.2012 u vu në shfrytëzim servisi i ri, duke dyfishuar kapacitetin e shërbimeve, cilësinë e shërbimeve dhe të kushteve të punës.
Me daten 22.01.2013 u vu ne shfrytezim Recepsioni i ri i Pas Shitjes me ambjentet e pritjes se klienteve, perfshi dhe nje Bar Kafe.
Më datën 28.01.2013 u vu në shfrytëzim salloni i ri i automjeteve Peugeot, duke dyfishuar numrin e automjeteve qe prezantohen, si dhe zyrat e reja te Sektorit te Shitjes dhe Administrates.
Cilesia e automjeteve që ofrojmë, çmimet e shitjes së tyre, shërbimin tonë të kualifikuar, ka sjellë që automjetet Peugeot nga viti në vit janë shtuar në tregun Shqiptar të automjeteve.
Shoqëria AVEL Sh.p.k që prej datës 19 Dhjetor 2009 është prezente me modelet e saj në Qëndrën më të madhe Tregëtare në Shqipëri në City Park, duke reklamuar gjithë gamën e automjeteve Peugeot, duke aplikuar here pas here çmime special, si dhe duke ofruar mjaft aksesorë të ndryshëm Peugeot , përfshirë dhe sende konsumi të markës Peugeot.


