PËR HERË TË KATËRT, PURETECH TURBO MERR ÇMIMIN "MOTORI I VITIT"


PËR HERË TË KATËRT, PURETECH TURBO MERR ÇMIMIN "MOTORI I VITIT"

PER HERE TË KATËRT, PURETECH TURBO MERR ÇMIMIN

Motori Turbo PureTech 110 S&S dhe 130 S&S me tre cilindra benzine në kategorinë 1L deri në 1.4L u zgjodh "Motori i Vitit" për herë të katërt! Gjenerata e re e motorit PureTech vjen me një performancë të përmirësuar rritje të efikasitetit duke reduktuar konsumin. Këta motorë garantojnë: -Uljen e konsumit me një mesatare prej 4% krahasuar me gjeneratën e mëparshme të motorëve; -Zvogëlimin me 75% të shkarkimeve të grimcave në sajë të filtrit FAP dhe përputhshmërisë me standardet RDE të parashikuara për të hyrë në fuqi nga viti 2020; -Ajo përshtatet me platformën e re CMP për automjetet urbane, limuzine dhe SUV kompakt. -Këto motorë të gjeneratës së re të benzinës së pari janë inkorporuar në vitin 2017 dhe që janë aplikuar masivisht në automjete nga Grupi PSA në më shumë se 70 vende. Këta motorë janë në përputhje me rregulloret evropiane Euro 6. Alan Rapozo, Drejtor i Sektorit Motorik dhe Shasise në Grupin PSA, tha: "Jemi krenar për këtë çmim prestigjioz për të katërtin vit radhazi, që është provë e kompetencës dhe ekspertizës së ekipeve tona të projektimit. Sot, ky motor është pjesë e shumë automjeteve dhe ka qenë një sukses i madh për klientët tanë. Konkurrueshmëria dhe efikasiteti i games së motorëve të benzinës, veçanërisht motori me tre cilindra PureTech, është i njohur në të gjithë botën ". Aktualisht, motori me tre cilindra i benzinës PureTech prodhohet në fabrikat franceze në Pas de Calais dhe Moselle dhe në Xiang Yang të Kinës.