UDHËZIME DHE KUSHTE

1. Pronësia e faqes së internetit

Kjo faqe interneti është pronësi dhe operohet nga Avel Sh.p.k. - Tiranë një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, me adresë : Autostrada Tiranë-Durres KM 5, Domje, Tiranë e cila ka marrë ekskluzivitetin nga firma Automobiles Peugeot – Paris, Francë për shitjen e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit Peugeot, që prej datës 01.01.2003 për të gjithë territorin e Republikës Shqipërisë.

 

2. E drejta e Autorit

Të drejtat e pronësisë në lidhje me të gjithë informacionin dhe fotot në këtë faqe interneti, janë pronësi e Shoqërisë Avel Sh.p.k. - Tiranë . Asnjë informacion ose foto nuk mund të përdoret ose të shumëfishohet pa aprovimin e kësaj Shoqërie.

3. Informacione më të hollësishme

Çmimet e shitjes me pakicë të automjeteve Peugeot në Shqipëri përfshijnë :

  • Koston deri në Shqipëri

  • TVSH-në në masën 20% të vlerës së makinës

  • Taksat e regjistrimit

  • Lejen e qarkullimit

  • Nxjerrjen e targave

Të gjitha informacionet dhe çmimet janë të sakta në momentin e publikimit, por ato janë subjekt i ndryshimit të menjëhershëm në rast se kushtet do të ndryshojnë.

Modelet e treguara në këtë faqe interneti janë vetëm për t’ju udhëhequr në preferencat tuaja. Disa tipare tregohen në modele të cilat janë me të dhëna speciale, ndërsa për të tjerat ato janë opsione të veçanta me pagesë shtesë. Për më shumë detaje apo informacione në lidhje me automjetet Peugeot, në lidhje me aksesorët, me informacionet e pas shitjes, çmimet dhe mënyrat e financimit për blerjen e tyre, ju mund të drejtoheni pranë Shoqërisë Avel Sh.p.k.- Tiranë. Eshtë në politikën tonë që të përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme makinat në çdo mënyrë, dhe ne rezervojmë të drejtat për të modifikuar specifikimet teknike të tyre si: ngjyrën, aksesorët, pajisjet, karakteristikat ose të heqim ndonjë model, pa marrë njoftim në çdo kohë. Çdo përpjekje është bërë në mënyrë që të garantojë këtë informacion. Detajet dhe përshkrimet që janë në këtë faqje interneti janë korrekte që nga momenti që ajo është aktivizuar.

Por ne nuk ju garantojmë që s’do ketë ndryshime më vonë përsa i përket specifikimeve teknike ( përfshirë ngjyrën ), pajisjeve, dhe karakteristikave të automjeteve Peugeot ose që lidhen me automjetet Peugeot, përfshirë këtu dhe aktivizimin e faqes së internetit.

Megjithatë është bërë çdo përpjekje që kjo faqe interneti të zhvillohet në kohë, duke u ndryshuar herë pas here, prandaj në mënyrë që të shmangim çdo keqkuptim, ju jeni të lutur të kontaktoni më parë me Shoqërinë Avel Sh.p.k.- Tiranë. në mënyrë që të evitohen çdo keqkuptim përsa i përket zgjedhjes së ngyrës, opsioneve, aksesorëve, etj.

 

4. Të dhënat e sigurisë

Privatësia e përdoruesve të faqes së internetit është e rëndësishme për Shoqerine Avel Sh.p.k. - Tiranë.

 

5. Të dhënat personale

Shoqëria Avel Sh.p.k. - Tiranë nuk do të lejojë publikimin e informacionit tuaj personal ( Emër, Adresë, numër telefoni, adresë e-mail etj.) përsa kohë ju nuk e dëshironi atë. Të dhënat tuaja që do të ruhen në Shoqërinë tonë do të përdoren vetëm për të ndjekur proçesin e shitjes dhe për t’ju kontaktuar sa herë të jetë e nevojshme.

 

Know more