Njoftime e reja

Rekord konsumi për modelin e ri Peugeot 308

Rekord konsumi për modelin e ri Peugeot 308 dhe motorrin e saj benzinë turbo me 3 cilindra "Pure Tech".

Modeli i ri Peugeot 308 që së fundmi u votua si Makina e Vitit 2014 në Europë, i shton gamës së saj motorrin e ri "Pure Tech" me benzinë turbo,130 kf. Ky prodhim standart i këtij hatchback-u sapo ka vendosur një rekord të ri në konsumin e karburantit: 2.85 litra karburant për 100 km dhe 1810 kilometra udhëtim me një serbator !

Kjo performancë është arritur në pistën e Almerias (Spanjë), nën mbikqyrjen e autoritetit Francez të testeve UTAC (Union Technique de l’Automobile, du motocycle et du Cycle). Një version standart i modelit të ri Peugeot 308, i pajisur me motorrin e ri "PureTech" benzinë turbo dhe me një kambio manuale me 6 raporte ka përshkruar më shumë se 32 orë, duke konsumuar 51.4 litra karburant. Modeli i ri Peugeot 308 ka vendosur një rekord të ri për konsumin e karburantit dhe për sa i përket distancës të përshkruar me një serbator të vetëm. Për të arritur këtë rezultat, disa shoferë pilotuan me rradhë makinën gjatë testit.