210 VJET

210 ANNI PEUGEOT



210 vjetori ynë

Bashkohuni me ne në festimin e përvjetorit të 210-të dhe shëtisni nëpër historinë tonë: ndiqni menunë dhe mësoni rreth 12 pikave kryesore të markës PEUGEOT

i

210 vjet histori, 210 vjet momente të paharruara.

Një sfidë e madhe ishte të zgjidhnim vetëm 12. 
Hyni thellë në historinë tonë përmes këtyre 12 videove që tregojnë momentet kryesore të Markës. 

i shfletuesi juaj nuk suporton video

 

Armand PEUGEOT

„Nuk ka asgjë për t'u frikësuar, thjesht besojeni“. 
Le të kthehemi te viti 1882. Gjithçka fillon me një njeri dhe vizionin e tij: të revolucionarizojë transportin. Duke filluar nga biçikleta dhe më pas duke kaluar tek makinat, pasioni i Armand për gjithçka mbi rrota dhe kurioziteti i prirur për të bërë gjërat ndryshe janë motori që ka drejtuar gjithmonë PEUGEOT në të gjitha epokat. 

i shfletuesi juaj nuk suporton video

 

PEUGEOT NË WRC

Rërë, baltë dhe pluhur - kjo është mbretëria e PEUGEOT për dekada.Pasi fitoi Rally Safari në 1978 dhe më pas Kampionatin Botëror të Ndërtuesve që në përpjekjen e parë, PEUGEOT ka pushtuar botën e rally. Dhe ishte vetëm fillimi i një liste të gjatë fitoresh që konfirmuan performancën e PEUGEOT në rrugë dhe jashtë saj. 

i shfletuesi juaj nuk suporton video

 

Le Mans 1993

Çfarë është më mirë se një vend i parë në podium? Pushtimi! 
Në vitin 1993, tre PEUGEOT 905 morën pjesë në legjendën 24 Orët e Le Mans. PEUGEOT dëshironte që ajo të ishte një garë e paharrueshme dhe ia doli me sukses. Pas një gare rraskapitëse dhe të luftuar fort, makinat PEUGEOT zunë vendin e parë, të dytë dhe të tretë në podium! Kështu lindi legjenda e 24 Orëve të Le Mans. 

i shfletuesi juaj nuk suporton video

 

6 ÇMIME „MAKINA E VITIT“

E pamundura nuk është një opsion për PEUGEOT. 
Çfarë kanë të përbashkët vitet 1969, 1988, 2002, 2014, 2017 dhe 2020? Secili është një vit i artë, në të cilin PEUGEOT fitoi çmimin më prestigjioz në industrinë e automobilave: "Makina e Vitit". Peugeot e ka fituar atë 6 herë, më shumë se çdo prodhues tjetër i makinave. 

i shfletuesi juaj nuk suporton video

 

Pikes Peak

Një nga ngjitjet më epike, të rrezikshme dhe më të egra në planet. 
Në 1998 dhe 1999 PEUGEOT 406 T16 fitoi këtë garë ndërkombëtare në ngjitje dy herë me radhë. PEUGEOT Lion është kthye duke ulëritur 25 vjet më vonë - këtë herë me Sébastien LOEB i cili, jo vetëm fitoi, por edhe theu rekordin, duke vendosur standarde të reja për këtë garë epike deri në re. 

i shfletuesi juaj nuk suporton video

 

Type 1, 2, 3

Në 1889 në Ekspozitën Universale në Paris, Armand PEUGEOT vendosi të paraqesë automjetin e tij të parë , Type 1, me një motor me avull. Më vonë, u prezantuan motorët me djegie dhe gjithashtu u shfaqën Type 2 dhe Type 3. Kështu lindi tradita e Peugeot.

i shfletuesi juaj nuk suporton video

 

e-LEGEND

Kur e kaluara takon të ardhmen, legjendat lindin. 
Zbuluar si një makinë koncept në Motor Show në Paris në 2018, ajo tërheq turma me motorin e tij plotësisht elektrik dhe pamjen futuristike / retro. Dhe nuk ndalet këtu. Mijëra njerëz nënshkruajnë një peticion në internet duke kërkuar që ky prototip i jashtëzakonshëm të hyjë në prodhim dhe e-Legjenda së shpejti do të bëhet realitet! 

i shfletuesi juaj nuk suporton video

 

PEUGEOT 205

Ju nuk mund të mos bini në dashuri me këtë makinë.  
Më shumë sesa një sedan i rehatshëm ose një makinë e parë e paharrueshme, 205 është një legjendë franceze dhe një ikonë e stilit. Nga Roland Garros në jetën e përditshme, ajo ka fituar kampionate në rally, duke fituar zemrat e publikut që nga viti 1985, me mbi 5 milion njësi të shitura në 15 vjet. 

i shfletuesi juaj nuk suporton video

 

PEUGEOT 404

 
Elegante, moderne dhe thuajse më shumë një deklaratë stili sesa një sedan familjar, PEUGEOT 404 u krijua 60 vjet më parë bazuar në dizajnin avangardë të Pininfarina. Që atëherë, ajo është ringjallur në versione të ndryshme, duke përfshirë një super luksoz, një kabriolet dhe atë familjar. 

i shfletuesi juaj nuk suporton video

 

„SHARLATANËT“ INDY 500

Zbuloni pse 3 të rinj kanë fituar një titull të tillë. Dhe si i dhanë të gjithëve një mësim.
Tre shoferë të rinj të PEUGEOT, Georges Boillet, Jules Goux dhe Paolo Zuccarelli, kishin një ide tjetër për motorët dhe prandaj vendosën të projektonin veturën e tyre garuese. Ata krijuan PEUGEOT L76, një makinë revolucionare me një motor më të lehtë dhe më ekonomik. Në debutimin e tyre në 1913, ata fituan Indy 500, duke u bërë evropianët e parë që patën sukses në këtë veprimtari. 

i shfletuesi juaj nuk suporton video

 

PUNONJËSIT

Ata janë njerëzit që përbëjnë PEUGEOT. 
Talenti dhe kreativiteti i tyre i kanë lejuar ata të mbajnë gjallë vizionin origjinal të Armand PEUGEOT për modernizimin e makinës, pushtimin e 160 vendeve dhe sigurimin e teknologjisë dhe shërbimeve që çojnë PEUGEOT në të ardhmen. 

i shfletuesi juaj nuk suporton video

 

401 ECLIPSE

Zbuloni shpikjen që na bëri të "prekim" qiellin.  
Në vitin 1932, George PAULIN ëndërroi të ngiste makinën në ambient të jashtëm, pa shqetësimin e një mbulese të sipërme. Ai kishte idenë për të krijuar një çati të fortë që hapej. PEUGEOT, i dashuruar me idenë, ka përdorur çatitë e palosshme të PAULIN-it në kabrioletin e tij për mbi 60 vjet.