Traveller

Traveller

Me automjetin e pasagjerëve PEUGEOT Traveller, zbuloni vizionin modern të udhëtimit dhe peisazhe të reja. Pamje e mrekullueshme, kualitet i denjë për traditën dhe aftësitë e markës PEUGEOT, motor BlueHDi Euro 6, ambjent i rehatshëm i një niveli të lartë, etj., të gjitha elementët janë bashkuar për t'ju krijuar një kënaqësi të veçantë në udhëtim.

3 ARSYE PSE DUHET TË ZGJIDHNI PEUGEOT TRAVELLER

FTESË PËR AVENTURA

FTESË PËR AVENTURA 1

MODULARITET DHE FLEKSIBILTET MË TË MADH

MODULARITET DHE FLEKSIBILTET ME TE MADH 1

NJË REFERENCË E RE NË BOTËN E AUTOMEJTEVE COMBI

NJE REFERENCE E RE NE BOTEN E AUTOMEJTEVE COMBI 1

FTESË PËR AVENTURA

FTESE PER AVENTURA

PEUGEOT Traveller ju fton në një udhëtim për t'u çlodhur dhe për të kaluar kohën tuaj të lirë në zbulimin e destinacioneve të reja. Silueta e saj moderne dhe elegante jep mundësinë të shihni brendësinë e saj, ku çdo gjë është menduar për një kalim kohe të zakonshme. PEUGEOT Traveller, me një pamje të mrekullueshme, kombinohet me një maskë të re vertikale me drita LED i dhe llampa Xenon i, duke konfirmuar kështu pamjen e saj të fuqishme. Shumë lehtë mund të thjeshtoni rrugëtimin tuaj duke përdorur navigimin 3D me komandën e njohjes së zërit të gjeneratës së re. Ai përmban shërbime online dhe informacion mbi trafikun në kohë reale (në varësi të destinacionit).

MODULARITET DHE FLEKSIBILTET MË TË MADH

MODULARITET DHE FLEKSIBILTET ME TE MADH
MODULARITET DHE FLEKSIBILTET ME TE MADH 2

Për të shkuar kudo, PEUGEOT Traveller e gjeni në 3 gjatësi të ndryshme dhe lartësia e tij është e kufizuar vetëm në 1.90 m. Me pajisje dhe opsione të shumta, si dhe në versionin kompakt të 5, 7, ose 8 vendësh, PEUGEOT Traveller është funksional dhe ju përshtatet të gjitha nevojave. Përveç kësaj, vendet e saj me opsionin me rrëshqitje ju lejojnë të shfrytëzoni plotësisht hapësirën e brendshme. Gjithashtu, tavani i qelqtë i ndarë në dy pjesë i ju ofron mundësinë të shijoni rrezet e diellit për një udhëtim më të këndshëm.
PEUGEOT Traveller ka parashikuar gjithçka për të lehtësuar jetën tuaj. Falë funksionit inovativ të hapjes së dyerve pa duar i, ju do të hapni dhe mbyllni derën e motorizuar thjesht duke kaluar këmbën poshtë pjesës së pasme të automjetit. Mjafton që të keni me vete vetëm çelësin elektronik.

NJË REFERENCË E RE NË BOTËN E AUTOMEJTEVE COMBI

NJE REFERENCE E RE NE BOTEN E AUTOMEJTEVE COMBI 11
NJE REFERENCE E RE NE BOTEN E AUTOMEJTEVE COMBI2 2

Zbuloni vizionin modern të udhëtimit me PEUGEOT Traveller. Pamje e mrekullueshme, kualitet i denjë për traditën dhe aftësitë e markës PEUGEOT, motor BlueHDi Euro 6, ambjent i rehatshëm i një niveli të lartë, etj., të gjitha elementët janë bashkuar për t'ju krijuar një kënaqësi të veçantë në udhëtim.
Baza e PEUGEOT Traveller, e cila është përshtatur me platformën modulare EMP2, siguron një nivel të lartë komoditeti, kualiteti dhe efikasiteti. Kjo platformë e bën pjesën e brendshme shumë të gjërë dhe krijon komoditet të denjë për traditën dhe aftësitë e markës Peugeot.
Motorët e saj BlueHDi nga 95 kf - 180 kf i dhe transmision automatik EAT6, ofrojnë kënaqësi në drejtim, si dhe konsum karburanti ndër më të ultat në segmentin e tij.