TEKNOLOGJIA ELEKTRIKE

TEKNOLOGJIA ELEKTRIKE

Eleminoni plotësisht emetimet e karbonit me makinat elektrike Peugeot.
Gama jonë e automjeteve elektrike plotëson të gjitha nevojat tuaja: një makinë qyteti ultra kompakte, hapësirë për të gjithë familjen dhe një automjet me të vërtetë funksional.

peugeot-208-1902hm103-newcrop.627818.43.jpg

МОТОRI

Kompakt dhe elastik

МОТОRI

Motori elektrik ofron një fuqi maksimale prej 100 kW / 110 kf me 260 Nm. Ofron kënaqësi maksimale të drejtimit përmes: dridhjes së zvogëluar, funksionimit të qetë të motorit dhe me 0 emetime CO2.

Funksionimi i motorit elektrik ndihmohet nga dy elementë të tjerë:

  • Inverter: ai konverton rrymë direkte që siguron bateria në rrymë alternative që përdoret nga motori elektrik. Inverteri vendoset midis baterisë dhe motorit elektrik.
  • Reduktori: automjeti elektrik nuk ka kuti ingranazhesh. Kjo lejon që shpejtësia e motorit elektrik të jetë në përputhje me intervalin e zakonshëm të shpejtësisë së automjetit.

BATERIA

Bateri me performancë të lartë

Bateri me performancë të lartë

Energjia elektrike ruhet në një bateri litium-jon me tension të lartë (400V). Ndodhet nën dyshemenë e kabinës dhe në të njëjtën kohë nuk zvogëlon hapësirën për udhëtarët, apo hapësirën e bagazhit. Bateria ka një kapacitet prej 50 kWh, një fuqi maksimale prej 100 kW dhe një autonomi prej 340 kmi sipas normave WLTP.

Me rregullimin termik që bëhet përmes qarkullimit të ftohësit dhe pompës së nxehtësisë, është e mundur që të karikoni shpejt, të zgjidhni autonomine dhe të rrisni jetëgjatësinë.

Rrini i qetë, bateria e automjetit elektrik ka një garanci prej 8 vjet, ose 160,000 km, për 70% të kapacitetit të saj karikues.

KARIKIMI

E thjeshtë dhe e shpejtë

KARIKIMI

I pozicionuar në mënyrë të dukshme, vendi i karikimit është në anën e pasme të majtë të automjetit.
Karikimi i baterisë kërkon:

  • Më pak se 16 orë kur përdorni një karikues 3,7 kW 16A.
  • 5 orë kur përdorni një karikues 22kW dhe një karikues 11kW i në automjet. Ne ju ofrojmë një zgjidhje të përshtatshme për instalimin e saj.
  • 80% e baterisë mund të karikohet në 30 minutai, falë rregullimit termik të baterisë dhe përdorimit të karikuesve 100kW.

Në punë, në shtëpi ose në rrugë, tani ka një zgjidhje për të karikuar automjetin tuaj. Në Internet, ju mund të kërkoni për karikuesit e disponueshëm në vendin tuaj ose në rrugën që planifikoni të bëni.

MËSONI MË SHUMË RRETH KARIKIMIT

PLATFORMA е-CMP

Platforma e re e krijuar për t’u përshtatur me automjetet elektrike

PEUGEOT PLATFORMA е-CMP

Platforma e re modulare e-CMP u zhvillua për të optimizuar hapësirën për të integruar të gjitha pajisjet dhe elementet specifike, pa ndikuar në performancën e automjetit.

DREJTIMI

100% elektrik

100% elektrik

PEUGEOT i-Cockpit® 3D 

Automjetet tona elektrike janë të pajisura me PEUGEOT 3D i-Cockpit® revolucionar, me një timon kompakt që ka dimensione të zvogëluara, me një panel instrumentesh 3D që mund ta konfiguroni sipas zgjedhjes suaj, një ekran të madh me prekjeje HD 10 '' që mund të komandohet nepermjet zerit, 7 tasta te pianos për komanda të shpejta, të gjitha në mënyrë që t'ju ofrojnë një ndjenjë intuitive, ergonomike dhe plotësisht të re gjatë drejtimit. Për më tepër, ju keni mundësinë për të personalizuar driten në kabinë, duke ndriçuar brendësinë me një zgjedhje prej 8 ngjyrash të disponueshme.

NDIHMA NË DREJTIM

Sistemi i ri i ndihmës së drejtimit hap një epokë teresisht të re të drejtimit gjysmë autonom dhe inteligjent falë radarëve dhe kamerave të integruara: një sistem paralajmërimi për dalje nga korsia, rregullimin e shpejtësisë dhe distancën e sigurisë me makinën përpara, për të ndaluar nëse është e nevojshme dhe per t’u rinisur.

RIGJENERIMI

RIGJENERIMI

Duke aktivizuar modalitetin e "frenave" duke tërhequr leven e kutise se ingranazheve mbrapa, aktivizoni frenën e motorit e cila lejon që bateria të karikohet gjatë ngadalësimit. Sapo te lëshoni pedalin e pershpejtuesit, motori elektrik prodhon energji elektrike.

3 MODALITETE DREJTIMI

Përshtatur me nevojat tuaja, ekzistojnë tre mënyra të drejtimit: Sport, Normal dhe Eco që ju lejojnë të konfiguroni parametrat e drejtimit:

  • Sport: jep përparësi të performancës me fuqi maksimale dhe çift rrotullues maksimal gjatë drejtimit (përshpejtimi nga 0 në 100 km/orë në 8.1 sekonda).
  • Normal: mënyra më e përshtatshme me rehati optimale për përdorim ditor.
  • Eco: optimizimi i autonomisë dhe baterisë duke zvogëluar disa opsione.